Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert duke folur për krizën në Bjellorusi, ka përshëndetur ofertën e OSBE-së nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, për dialog mes palëve.
Gjatë konferencës për shtyp, Seibert kërkoi edhe hetim për vitkimat gjatë protestave të dhunshme të këtyre ditëve në Bjellorusi,
“Dialogu mes autoriteteve dhe qytetarëve është shumë i rëndësishëm.
Ne përsërisim edhe njëherë që OSBE duhet të ndërmjetësojë dialogun.
Gjithashtu përshëndesim kryesuesin e OSBE zotin Edi Rama i cili ka treguar gatishmërinë e tij, i cili ka ofruar ndërmjetesimin për dialog me Lukashenkon.
Pamjet e fundjavës tregojnë se qytetarët ne Bjellorusi kanë treguar shumë guxim dhe kanë protestuar lirisht në një numër shumë të madh njerëzish në rrugë.
Atyre duhet t’u jepet mundësia për një të ardhme më të mirë për vendin e tyre”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Deklarata e plotë mund të ndiqet në minutën 16:37.


