Një rast i çuditshëm është paraqitur në urgjencën e spitalit Ushtarak në Tiranë.
Një 60-vjeçar, i paidentifikuar është shfaqur me një objekt të huaj në organin e tij gjenital.
Ndoshta për të provuar diçka të re, 60-vjeçari kishte vendosur në organin e tij një unazë inoksi, e cila i kishte ngecur, duke i hapur shumë probleme.
Me rritjen e komplikimeve, pacienti vendosi që të shkonte në spital për të hequr objektin e huaj.
Siç duket edhe nga pamjet edhe me ndihmën e zjarrfikësve, duke përdorur trapanin dhe frezoren e dorës, 60-vjeçarit i është hequr objekti i huaj.