Komuniteti i Voskopojës ka konstatuar rrënimin e pjesshëm të afreskeve të Kishës së Shën Kollit.
Gazeta DRITA ka publikuar pamjet nga muret e brendshme, ku duket se si janë dëmtuar afresket origjinale të cilat janë pikturuar nga piktori i njohur shqiptar David Selenicasi.
Kjo është kisha më me vlera dhe më e plota e pesë kishave të mbetura në Voskopojë, dhe një nga shembujt më të mirë të arkitekturës kishtare ortodokse të shekullit XVIII, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit.
Edhe pse ajo qëndron si një testament i bukur i historisë shekullore të këtij vendi, mesa duket neglizhenca ka bërë që sot të rrezikojnë të zhduken edhe ato pak gjurmë që kanë mbetur.
March 27, 2021
VIDEO/ Degradon Kisha e Shën Kollit në Voskopojë, afresket e rralla drejt shkatërrimit total
by gazetadrita