Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vijon të çojë përpara projektin e ndihmës juridike falas, duke shtrirë më tej rrjetin e shërbimeve si vitualisht ashtu edhe me ngritjen e zyrave të këshillimit ligjor në qytetet kyçe të vendit.
I konsideruar nga ekspertët dhe ogranizatat e shoqërisë civile si një nga projektet që ndikon drejtpërdrejt tek qytetarët, duket se këtë gjë e pohon edhe bilanci pozitiv i shifrave të publikuar së fundmi.
Gjonaj ka zgjedhur që disa nga rezultatet t’i ndajë në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera fton qytetarët që t’i bashkohen platformës www.juristionline.al apo qendrave të shërbimit në terren.
“Ndihma Juridike Falas është një tjetër rezultat direkt i Reformës në Drejtësi dhe një zgjidhje shumë e vlefshme për qytetarët dhe kategoritë e shtetasve në nevojë.
Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike, portalit www.juristionline.al dhe numrit të gjelbër 0800 1010, mijëra qytetarë kanë marrë këshillim ligjor dhe zgjidhje të problematikave të tyre”, shkruan Gjonaj duke i kushtuar rëndësi të veçantë këtij projekti i cili kryesisht u vjen në ndihmë më së shumti qytetarëve të zakonshëm.
Le të kujtojmë edhe njëherë hapat që duhen ndjekur për të përfituar ndihmën jurdike parësore ose informacion për legjislacionin lidhur me COVID-19.
Së pari mjafton të hyni në faqen juristionline.al ku pasi të plotësoni formularin me të dhënat dhe pyetjet tuaja, do të merrni këshillimin ligjor të nevojshëm nga juristët përkatës.
Sigurisht të dhënat personale, që ju do të hidhni në portal janë konfidenciale, por jo pyetjet dhe përgjigjet, të cilat reflektohen në të së bashku me incilialet e emër mbiemrit.
Kjo platformë online në bazë të rezultateve ka rezultuar e thjeshtë në përdorim dhe efikase për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve. Ndërkohë nga ana tjetër, shërbimi ofrohet edhe në zyrat në terren ku mjafton t’i vizitoni për të marrë një konsulencë ligjore falas, dhe mbi të gjitha profesionale.
Kjo platformë online në bazë të rezultateve ka rezultuar e thjeshtë në përdorim dhe efikase për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve. Ndërkohë nga ana tjetër, shërbimi ofrohet edhe në zyrat në terren ku mjafton t’i vizitoni për të marrë një konsulencë ligjore falas, dhe mbi të gjitha profesionale.