Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka komentuar rezultatet e progres raportit në lidhje me reformën në drejtësi ku vlerësoheshin rezultatet e arritura.
Pra gazetares Mirela Milori, Gjonaj tha se drejtësia e re ngel një prioritet për qeverinë shqiptare.
Ndër të tjera ajo foli edhe për propozimin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë.
“Në radhë të parë Partia Socialiste nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ne kemi dashur përherë të përfshijmë instrumente që vetëkontrolli apo lidhjet e politikës me krimin apo pasuritë e paligjshme të jenë të ndara. Kjo është një gjë që ne e kemi kërkuar brenda nesh në radhë të parë dhe e pranojmë. Është gjë mjaft e mirë kur dëgjova që Partia Demokratike ka kërkuar SPAK-un, domethënë që nuk ka më nevojë ta vendosë më në provë SPAK-un si një nga mekanizmat më të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Patjetër që duhet të shohim propozimin se çfarë Partia Demokratike mendon në lidhje me këtë sugjerim të mirë që kanë bërë. Nëse ne e kemi depozituar kërkesën tonë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandateve të komisionit të vettingut, unë po njihem sot me depozitimin e PD. Padyshim që ne do të kemi vendimmarrjen tonë kur të njihemi”, tha ndër të tjera Gjonaj.