Studiuesia Elena Kocaqi është vetëofruar si kandidate për postin e Presidentes së Republikës së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se do ta bënte me përgjegjshmëri këtë detyrë nëse politika do ta votonte si alternativë në Parlament, raporton gazeta DRITA.
Kocaqi thotë se sipas sondazheve që ajo ka ndjekur në rrjetet sociale, ka kryesuar me rezultatin.
Ndër të tjera, historiania shkruan:
Të dashur Shqiptar, Kam parë këto ditë në disa media sondazhet popullore për presidentin e ri.
Jam shumë e nderuar që në shumicën e tyre kam kryesuar listën e vullnetit popullor, deri dhe në shifrat 70 e 90%.
Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe vlersimin tuaj. Besimi juaj është nderi dhe përgjegjësia më e madhe e jetës sime.
Si një individ që jam shkolluar për 30 vjet, edhe me kontributin e taksave të shqiptarëve, kam detyrimin t’i shërbej vendit tim.
Si profesore e qeverisjes prej 15 vitesh kam njohuri te mira per pushtetin dhe politikën.
Keto njohuri bazë i kam marr nga studimet që kam mbaruar shkëlqyer për Histori, Juridik dhe Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës me kohë të plot, si dhe nga doktoratura në Marrëdhëniet Ndërkombetare.
Unë do të vija gjithçka kam në dispozicion të vendit tim dhe te mirës se çdo shqiptari, pa asnjë dallim politik, fetar, krahinore apo status social.
Mirëpo deri me sot, unë nuk jam angazhuar politikisht dhe vet politika nuk ka shfrytezuar asnjë nga njohuritë e mija profesionale qoftë edhe në pozitën e ekspertit për shtetin dhe qeverisjen.
Më vjen keq që deri më sot nuk më ështē afruar mundësia të bëj për vendin tim.
Nuk është se nuk dua unë tē bēj për vendin tim, por këtu çdo gjë e ka në dorē politika që i ka hequr popullit çdo lloj të drejte për zgjedhjen e presidentit, si dhe i ka kufizuar atij edhe te drejtën e zgjedhjes sē deputetëve me votë popullore.
Megjithatë për mua nuk ka privilegj dhe pushtet më të madh sesa dashuria dhe besimi juaj. Ju dua pa kushte. Ju faleminderit
/Gazeta DRITA/