Saimir Sula, 31 vjeç, ndërroi jetë në Barcelonë për shkaqe ende të paditura, ndërsa më pas u zbulua që atij i kishin hequr zemrën.
Motra e tij Majlinda Sula ëhstë e vendosur që ta ndjekë këtë çështje hap pas hapi, ndërkohë që në emisionin “Repolitix” ajo ka thënë se vëllai i saj ka hyrë në spital vetëm për të bërë një test COVID, i cili i ka dalë negative, ndërsa akuzon spitalin se i vranë vëllanë.
ajo ka treguar edhe bisedën e fundit me të vëllanë, ku ai ishte shprehur i tmerruar se po e mbanin të lidhur në krevat.
“Ishte i tmerruar, ‘po më marrin shpirtin’, më tha. E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha ‘hajde më merr. Nuk ka COVID’, nuk kishte më arsye pse të rrinte aty”, tha Sula.