Kryeministri Edi Rama e cilësoi një thashetheme lajmin se Vali Bizhga mund të jetë një kandidate potenciale për presidente.
“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit e aftësisë prodhuese.
E kam thënë që në fillim se procesi i zgjedhjes së Presidentit, stimulon thashethemet, dhe përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë”, tha Rama.