Kryeministri Edi Rama këtë të hënë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu para fillimit të vaksinimit sot, kanë dhënë detaje në lidhje me fillimin e fushatës në vendin tonë.
Rama në fjalën e tij ka theksuar se në këtë Fushatë Bashkimi evropian ka menduar vetëm për veten e tij, duke bërë që vendet anëtare dhe jo të bashkëpunojnë mes tyre për të siguruar dhe dozat e vaksinës anti Covid.
“Nga java e tretë e janarit ne kemi rënë dakord me kompaninë Pfhizer pë 500 mijë doza vaksine, por qëllimi është që të rrisim kapacitetin vaksinues duke rritur prurjet e Pfizer dhe Astraneza-Oxford përmes këtyre kanaleve. Nëse do të shikoni se si BE e ka konsideruar këtë proces ku ka menduar vetëm per veten e vet është lënë në dorë të vendeve anëtare që të bashkëpunojnë me vendet jo anëtare.
Ka proces që një vend X jep një pjesë të dozave që ka në dispozicion për shkak se nuk i përdor me njëherë dhe vendos ti shesë. Në të gjithë kanalet ku është vaksina Pfizer çmimi është i njëjtë për të gjithë, ka dhe kanale me këmbim që një vend ka mundësi që të shfrytëzojë X doza atëherë dhe në bashkëpunim me një vend tjetër e bën të mundur këtë kalim, është shprehur Rama.