Deputetja e opozitës Rudina Hajdari i është përgjigjur sulmeve të ish-kryebashkiakes së Prrenjasit Miranda rira, e cila disa ditë më parë akuzoi Hajdarin se ishte shkolluar me paratë e vjedhura të nënës së saj.
Ajo tha në një intervistë në Report Tv se nuk ka koment për ço qen që leh rrugës apo për ata që kanë probleme me drejtësinë, duke iu referuar kallëzimit në SPAK që i është bërë Miranda Rirës për shpërdorim detyre.
“Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama erdhi në pushtet, ndërsa nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë”, tha Hajdari.
E pyetur për ndonjë koalicion të mundshëm me Jozefina Topallin, Hajdari nuk e përjashtoi si mundësi.
“Ende se kam parë programin e Topallit në momentin që do e shikoj do kem një përgjigje”, tha Hajdari.