Kryesia e Partisë Demokratike në Fier po zhvillon mbledhje.
Burime bëjnë me dije se Luan Baçi është shprehur:
“Kisha një takim mbrëmë në 19:00, 10 minuta me kryetarin Basha ku më është thënë të jap propozime për degën e Fierit dhe më është kërkuar dakordësia”.
Kujtojmë se sot qarkulloi lajmi se Agron Kapllanaj është komanduar si Kryetar i degës së PD-së në Fier, deri në ristrukturimin e kësaj dege. Kapllanaj zëvendeson Luan Baçin, deputetin demokrat, i cili iu bashkua Foltores së ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Baçi: Kam patur një takim mbrëmë 10 minuta, ka bërë një propozim për komandim dhe kërkonte dorëheqjen time, gjë që nuk e kam dhënë. I kam thënë nuk po jap dakordësi si individ pavarësisht se kam edhe pozicionin e deputetit dhe kryetarit të degës, pa pyetur Kryesinë e Degës.
Nuk jam as partizan i Berishës as i Bashës. Jam plotësisht për respektimin e statutit, mund të bëhej edhe nga 2 apo 3 deputet kjo lëvizje por kur kjo bëhet nga lideri historik atëherë vëmendja bëhet edhe më e madhe.
Lista e Qarkut Fier ka pasur probleme pasi kandidatja e vendit të dytë nuk ka lidhje me Partinë Demokratike dhe vetëm në 25 prill ka votuar për herë të parë.
Në lidhje me kreun e degës PD Fier, nuk kam problem me asnjë emër por për procedurën që po përdoret. Emërimet dhe rekomandimet nuk janë asnjëherë të vlefshme. Kam fituar me 12 kandidatë të tjerë. Jam I gatshëm edhe sot të vetbesohem dhe jam I sigurtë që fitoj mbi 70 % të votave. Jam pro lëvizjeve, pasi dega Fier ka resurse që të dalin kandidatë shumë herë më mirë por asnjëherë me emërime apo rekomandime. Vendime që nuk merren nga strukturat e degës janë vendime që na çojnë humbje pas humbje.
Nuk është mëkat që të pranojmë vendimet e gabuara. Që nga kryetarët e degëve dhe deri te kryetari I PD.
PD ka nevojë për një riformatim, një ringritje për të qënë të fortë kundër armikut të përbashkët Edi Rama.
Basha është pjesë e PD është kryetari alktual por kjo ska pse ta pengojë atë ti nënshtrohet votës si çdo drejtues tjetër.