Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar për “shpërdorim detyre” me 1 vit burg ish kreun e bashkisë së Hasit, Adem Lala.
Vendimi është dhënë nga togat e zeza të GJKKO të enjten e kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës nga zyrtari publik.
Kujtojmë se SPAK e mori nën hetim Lalën, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.
Adem Lala u zgjodh kryetar i bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. Lala është profesion ish-ushtarak dhe ka mbajtur edhe dy mandate si kryetare komune në Golaj.