Tritan Shehu ka arritur të bind sërish Lulzim Bashën të jetë drejtues i listës së Gjirokastrës . Vendimi është marrë edhe pse nga vlerësimi paraprak i votimit, bërë nga “Komisioni Ruli”, Shehu rezultoi të skualifkohej, por në fund shtoi numurin e votuesve të mbetej brenda marshit të mbrojtjes por i fundit. Por Komisioni sugjeroi eleminimin e tij.
Nga ana tjetër rezultati i tij më 2017 ishte nga më të këqijt, në atë qark në vite.
Arsyetmi që duket se ka bërë Basha, është se duhet të devijohet vota e demokratëve tek LSI, për të favorizuar dy kandidatë, pasi PD ka mjaftueshëm vota vetëm për një kandidatë.
Pretendetët e tjerë në listë përfshi Besnik Aliaj, Roland Bejko etj, duket se janë përfshirë sa për fasadë, pasi nuk u morën në konsideratë.
Për Gjirokastrën u përfolën edhe emra të tjerë si ish-presidenti Nishani, Ylli Asllani apo edhe Genc Pollo.
Shehu ka qenë i deleguar i PD në Gjirokastër që prej vitit 2015.
Ndërkohë, kreu i demokratëve artikulon ditë pas dite se do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët dhe do të largojë klasën e vjetër politike.