Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest shtëpie” për juristen e bashkisë së Lushnjes Blerta Turku. Gazetari Ermal Vija raporton se kërkesa për ndryshime masës është bëre nga prokurorja e çështjes, shkruan gazeta DRITA.
Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për “shpërdorim detyre” dhe favorizim në lëshimin e tenderave.
Turku ka apeluar edhe më herët për lirim ku tregonte se pritej të martohej.
“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”, ka deklaruar më herët ajo, raporton gazeta DRITA.
Në qeli vijon të qëndrojë kryebashkiaku Tushe, pavarësisht kërkesave të këtij të fundit për lirim.
#GazetaDRITA