Nga Cesk Gjoni
Ishin duke pire nje kafe ne nje lokal Fatmir Koci nje nga bisnesmenet e pare ne Shkoder.
Ismet Drishti aktor ne teatrin ” Migjeni” dhe Mit’hat Kacerja pensionist e nje nga financjeret e drejtoris se tatim taksavet…
Ishiin mbledhe aty e po ja thonin nga nje hurm kafes e po ja thonin edhe ndonje fjales . Si fillim urimi ne f per te 70 -tin mot te lindjes se Mit’ hatit, qe i kishte bashkuar ne kete takim…
Po ato i ” lidhte” se bashku edhe nje gje tjeter Ato vinin nga “linja “te ndryshme udhetimi..ne jete .diku larg e diku afer. Sot ne diten e lindjes te Mit’ hatit ishin bashkuar ! . .Perballe tyre tv- 1 chanell e ato te tre perballe tij…
Shikonin e shikonin ndertesen e ketij televizioni privat me shume se klientet e tjeret ne lokal , e te dukej sikur po e ” hanin” me syte e tyre. Cfare hallit kishin ato qe shikonin ashtu,cfare “brenge” i brente qe s’po i ndanin syte, cfare i trazonte kujtimet e tyre per kete ndertese te medias se pare lokale ne Shqiperi… Po ato te tre Fatmiri,Ismeti e Mit’hati kishin pse ta shikonin! Kjo ndertese mediatike.kur ka transmetuar lajmin e pare ka patur si administrator te pare Fatmir Kocin ketu e me se 30 vite te shkuara ,njerin prej te ulurvet ne tavoline . JA KY FATMIRI !
Qe sot eshte ne kafe me Ismetin dhe Mit’hatin.. Sapo kishte hapur dyqanin e pare ne Shkoder nje dyqan mapo ne ate kohe e qe sot na i thojne supermarket. Ishte si te thuash dallandyshja e pare e tregtise private . Pak muaj me vone se si i erdhi deshira te hapte nje media.lokale.. Po kjo pune nuk ishte nje deshire rasti,nje fjale goje e nje te rene lapsi . Financat..bashkepunimi e bashkeveprimi..
Bisedoj me dy shoke te vet Shaban Danin qe edhe ky po hidhte hapat e pare ne biznesin e vet tregtar ,e me pas ftoi edhe nje oficer policie nga FNSh Shaban Mulen qe andrronte edhe ai te kishte si nje shtepi te dyte televizionin. ..
U mblodhen ato “kry me kry ” qan halle e hodhen pare per televizion e tyre qe e quajten TV- 1 SHKODRA. Fatmirit i i vinte mendja dhe si bukur ja nxiirrte sendja per te krijjuar,per te fantazuar e per te ndertuar skena e formate televizive me qellim qe Shkodren tv-1 mos ta linte si nje dritare te vogel mediatike por si nje shtepi pamore per tane Shkodren e rrethinat e saj asokohe . Ketu erdhi me se pari perla e kanges se bukur shkodrane qe kurre nuk e racionoj dhe e percudnoj sic mund te ndodhe sot ne ndonje tv.lokal qe esencialisht mund te jete edhe muzikor Keshtu ky televizion,aty ku u vendos dora e forte dhe mendja e holle e Fatmirn Kocit ju dha me teper nxitje e ” krahe” e ju tha ” korifejvet” te kanges.popullore, te ndjerevet Bik Ndoja,File Gjeloshit ,Naile Hoxhes e Xhevdet Hafizit e gjer me te rinjvet Bujar Qamilit,Violeta Zefit e Adnan Bales e sa e sa te tjerevet qe ” hajdeni e kendoni si ne konakun tuej ” Ato bilbila te vertete te kanges popullore,gjithsesi te qyteteruar shkodrane, jo vetem te kendonin po edhe te bisedonin ketu ne studiot televizive me publikun e gjere shkodran,ketu qe Shkodra tju degjoje zanin e te mesoje per artin tuaj kenduarit…!
Pra u krijue nje hapesire mediatike shume e nevojshme jo vetem ne rrafshin argetues po edhe ate edukativ e mesimdhenes per kangen popullore. kangetaret ne kete mes luajten edhe rolin e nje mesuesi te mire te kultivimit te kanges popullore … Fatmir Koci i thirrte mendjes dhe gjente ate strukture programore qe ta mbante Shkodren te ” gozhduar” pas ekranit edhe kur i ” kacavirej” gjumi ne qepallat e saj..
Keshtu edhe veten e la pa gjume dhe se bash ne mesnate trokiti me nje emision nate gjithe perfshires me intervista, njoftime,lajme e me nuanca te jetes se nates ashtu sic vinin e sic ishin. …. keshtu ky televizion me gazetare si emisare te nates hynin e dilnin aty ku hovte nje gezim familjar,aty ne spital ku mbrohej nje jete e ne shtepine e lindjes ku shtohej nje jete .
Aty ne ndonje shtepi qe kishte te ruajtur si orendi shtepiake gjana antike shumeshekulkire me vlere muzeale ,apo veshje te kahershme shkodrane si vlere hyjnore te kostumevet tona popullore.. Kamera e tv-1″ ngulej” edhe aty ku ecte endacaku i nates e bujtesit e stolavet e te trotuarvet ne strehen e tyne te pernatshme Qe edhe ato ta thonin ndonje fjale sigurisht te pervuajtshme po ama edhe sensibilizuese per ndonje dore ndihme qofte nga individet apo nga ndonje shoqate bamirese Vinte pra jeta e nates se Shkodres me ato” jaret “e saj ne “Trokitje ne mesnate” Ishte nje emisjon sa investigues aq edhe intrigues sa befasues aq edhe argetues ..
Ky emisjon shume domethanes e shumeplanesh sot ka humbur ne eter por ruan aq vlere te papershkruar e te larte ne kujtesen e njerezvet Ai ruajti nje origjinalitet te plote ne formatin e tij e te paarritshem nga cdo televizion ne ato vite. Madje edhe sot. ..
Me thoni se ne cilin kanal televiziv pasqyrohet nje jete nate aktualisht sot sigurisht me ” petkun” e ndryshuar qe ka veshur?! Se edhe naten njerezit thjesht nuk marrin fryme e ja kersasin gjumit per shtate pale qejfe .. po gjithsesi jeta vashdon. Fatmir Koci arrijti qe nepermjet nje teknike qe sot mund te kete vlere arkaike , televizioni i tij te jete i pari tv. ne shkalle vendi per transmetime te drejtperdrejta(sic i thone me ate fjalen liwe) Ndeshjet sportive,spektaklet artistike ,ceremonite fetare ne raste festash e shume evente te tjera transnetoheshin ne kohen reale te tyre Me vone ne krah te tv _1 u radhiten ne Shkoder edhe dy kanale televizive Tv -Rozafa dhe Antena Nord Tashme puna erdhi edhe me e ngjeshur sepse Farmiri donte te ruante e te justiikonte me dinjitet emrin e Shkodres qe ja kiishte vendosur tv- se tij. Ai ngulej qe aty ne studion e lajmevet per ndalimin e transmetimit te lajmevet te njejta me keto kanale sepse ai do te ruante vetem zerin e vet origjinal edhe ne departamentin e informacionit .
“Kerkojeni lajmin jo aty ku ngulen te gjitha kamerat….” porosiste e ngulmonte Fatmiri per gazetaret e informacionit Ai spara pelqente dite per dite lajmet e politikes dhe hapesira per to ishte shume modeste.Po nese jepeshin ai kerkonte me cdo kusht shmangien e uniformitetit dhe te rutines Aii detyronte gazetaret se edhe nese rastesia pergatiste te shprehurit qofte edhe ne nje shprehi uniformiteti me dy kanalet e tjera televizive ,pas transmetimit te edicionit te pare infomativ gazetaret te banin ndryshimin e nevojshem “Ketu nuk punohet me majmunllek,po te jemi origjinal edhe ne lajme! Pse te jemi me te njejtat fjale si dy kanalet e tjera televizive ?!
Ishin kohe te veshtira atehere kur Fatmir Koci mendoi per televizion e bani televizion Vendi thuhej se jetonte ne paqe po nxiirrte ne te vertete tym edhe flake. fl..Taman flake ,por edhe njerezit morenplage gjer ne humbje jete sikurte ishte vertet lufte . Shkodra e perjetoi rende kete drame e fatkeqesi te ardhur vetem nga vetvetja …
Viti i mbrapshte i 97 ishte ku tu “rasha mos u vrafsha ” Aq krisma e britma sillte gjithandej. Edhe tv-1 ishte ne ditet e tija me te veshtira .dhe kishte shkuar filli i ekzistences se tij gati gati ne te keputur I ishte vene gishti si stacion i komunistavet dhe tregohej me gisht si i tille dhe ishte vene.syri qe te mos lexohej kund tv–1 ….e te mos e degjonin ma si emer.. Filloi te krijohej atmosfere shume renduese ne punen e gazetarevet dhe te shkonte problemi gjer pengimin e punes.se institucionit . Protesta ,irritime per ti vene kycin institucionit gjer ne kercenime me jete e hedhje ne ere te nderteses..
Mungonte dora e shtetit dhe ishte dora e miletit te hallakatur si ” haxhiqamilistet”‘ qe kishin bllokuar madje edhe hyrjen ne Shkoder ne Bahcallek dhe Shkodra po pergatitej nga nje grup halabakesh te shpallej ” Republike me vete” Fatmiri nuk u tut nga keto kercenime e syni nuk i bani vek ndonese Shkodra ishte nen pushtetin e turmavet te hallakatura poshte e perpjete qytetit .. Ne kete situate ku ruatja e rendit publik ishte zeruar Fatmiri mblodhi rreth vetes disa cuna te forte,te vishem e te bashem si roje sigurije per ndertesen e tv-1 dhe te personelit punonjes.m Per hir te ruajtjes e te vijueshmerise se punes se tv -s studiot e montazhit i kaloi mbi tarracen e nje pallati 5 katesh ne Rus pasi ndertoi aty.dy studiio provizore.. Ne kete ankth e makth lufte Fatmit.koci mbajti mbi supet e tij peshen e . mbijeteses se ketij institucioni ne kohen me te veshtire ate te vitevet 97 / 98 -te Fatmiri kerkoi te zgjidhte nje personel te kualifikuar per te gjithe departamentet e tv-s .
Ai kerkonte qe prane tij te afroheshin zera te forte dhe nje ze i tillle ishte edhe .. ZERI I AKTORIT ISMET DRISHTIT Ismeti eshte aktor me se shumti i humorit ne teater ” Migjeni”.. Keto dite i ka filluar punen si regjizor i trupes se estrades se Shkodres me shprese ne ringritjen me sukses te saj..
Me ftese te Fatmirit. erdhi pra Ismeti qe humori te kishte zanin e vet ne kete televizion.. Hartoi e sajoi ,krijoi e zbatoi spektakle .humori i ndihmuar edhe nga koleget e vet Nuk para pelqeu dekorin skenik dhe viziv se i dukej si nje gje e lehte dhe e konsumuar per shikuesit . I pelqente natyra ,skena e tij me e dashur..me e preferuar e sigurisht me e gjetur ..e sigurisht me te pershtatshem per fabulen e gjinive humoristike Ai perpos skecit, parodise,fejtonit bani perpjekje te realizonte si mikrofilma te shkurter humoristike sa e sa interpretime humoristike me aktoret e mirenjohur , Zef Deden,Besnik Cinarin,Drande Xhaj, Agron Dizdarin…
Ne televizion sigurisht erdhi edhe grimca humoristike, qe ai e mirepriste po me per hater kishte batuten.. nje gjuhe spikatese per shumicen e shkodranevet Ismeti ka gjalleri,eshte impulsiv ,dhe eshte aty per aty krijues i mikroskenavet humoristike. Fale kesaj dhuntie kerkonte te ndalej aty.ku shkodra e ka ne maje te gjuhes se humorit bejten…bejten shkodrane Dhe si ma per zemer i dha ma teper nje “dore” qejfi, mendje e lezeti kur ftonte bejtexhijte e shkodres here bashke e here nje nga nje Ja thonin bejtes ketu e shkodra tundej e shkundej se qeshuri e per pak caste dukej se ishin narruar dertet e hallet qe nuk i kishin te pakta Ismeti nuk ka jete pa televizionin dhe televizioni eshte jeta e tij Atij nuk i rrinte mendja rahat e kamba nuk i zinte vend ne te levruar e ne te kerkuar per humorin e sidomos ate viziv . ketu ne kete televizion,mendoi ai duhet te hyje medomos edhe kamera e fshehte . Jo te merrej e gatshme ne kanalet e hueja televizive siic veprohet sot por te sajohet ne kete televizion.. “Le te bahet cte bahet “tha Ismeti. Filloj xhirimin e fornatit shume i veshtire per ate kohe po edhe per sot. ,
Shume shume i veshtire per nje televizion te vogel po edhe per ato te medhenjte Se ketu nuk shkoi cdo.gje si ne vaj Se shkodra nuk ja kishte ngene ketij “rrengu” televiziv Per aq ma teper nuk ishte ngulite akoma edukata e nje sfide te tille televiizive Ismet Drishti nuk u tut e nuk u mpak, edhe se filmimi i realizuar shoqerohej me debate e polemika ku kerkohej ne disa raste edhe ndalimi me cdo kusht i transmetimit te filmimit Ismeti e mbajti peshen e presionit mbi supe per per pak kohe e me pas u detyrue ta mbyllte kete fornat te bukur ,po gjithsesi duke i dhane ” licensen” ketij televizioni lokal si televizioni i pare ne shkalle vendi per kete emisjon investigues Ne kete televizion periudha e veshtiresise se ” jetes” se tij i detyronte qe drejtuesit kryesore te rrinin jo me jetegjatesi. pune Dorehiqu njani e hajde tjetri Ne kete.serial nderrimi per drejtoret u ftue…
MIT’ HAT KACERJA DREJTOR I TV-1 SHKODRES..
Mit’hati ishte nje financjer dhe fare thjesht mund te fitonte postin e drejtorit te deges se tatim taksavet po drejtor i nje medias private as ne “ender”nuk i shkonte kjo gje Megjithate shkoi se.mori sigurine e Ismet Drishtit per nj bashkepunim te mundshem e te frutshem Shkoi ne median e pare private ku kishte edhe dobesite e veta e ku njera prej tyre ishin financat . Financat.njiheshin ne vlera minimale e ku pagat e punonjesvett ishin ndale prej tre muajjsh .
Tregon Mit’ hati se “une nuk pyeta qysh e si ka ndodhur kjo gja po mendova te gjej udhe e shtigje te fitimit ku te sigurohej jo vetem nornaliteti per pagat e punonjesvet po edhe shlyerjen e pagavet te prapambetura Trokita ne dyert e tregtarevet jo me dore te shtrire per te lypur e as per te marre borxh po per ti kaluar ne udhe menaxhimi. hera heres si sponzor.e here heres ne linjen e reklames…
Erdhen pak e nga pak.e me vone nuk trokisja tek ato,.po ato vinin tek dyert e televizionit. .. kishte filluar edhe linja e spektaklevet ….Me doren e ngrohte e mendjen krijuese te Ismetit U bane tamam si dy ortake te mire Mit’ hati me ndihmen e pakursyer te aktoritmendoi te largohej nga skena vizive e te gjendej streha e lokalevet si skena te spektaklevet Ishte perpos linjes se argetimit po edhe nje piste fitimi edhe per televizionin Mithati mori pra edhe rolin e nje menaxhuesi te mire per televizionin..
Madje ftoi edhe biznese nga vendi duke ju afruar televizionin si nje dritare reklame per to Shembulli me i fresket.. ishte reklama i Lori Cafes Ishte nje hapesire publicitare per fabriken e re te prodhimit te kafes.Aty Mit’ hati bani nje bisede me te ndjerin Dritan Hoxhen aso kohe pronari i kesaj fabrike.. Kur Dritani shprehi deshiren per ngritjen e nje medias lokale kerkoj nje mendim nga Mit’ hati per mbajtjen e nje televizioni e.. Mit”hati shprehi vetem nje fjale kuptimplote ” E mban televizionin kur edhe fjalen miremengjez e konverton ne leke! Pra thjesht ishte nje fakt takimi i perbashket i Fatmir Kocit,Ismet Drishtit ne ditelindjen e Mit’hatit po linja e lidhjes se tyre vjen nga ajo ndertesa e tv-1 chanell ( ne fiillim tv- 1 Shkodra) qe ishte perballle tyre.ku keto tre persona u bane gure te forte themeli per te qendruar ne ” kembe” edhe sot e kesaj dite.
*Botuar në rubrikën “Zëri im” të gazetës “DRITA” dedikuar çdo qytetari që ka dëshirë të shkruajë dhe të dëgjohet