Mediat greke shkruajnë se Turqia po provokon sërish, pasi po planifikon një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.
Siç është njoftuar, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe.
“Në të njëjtën kohë, shtypi turk është ngritur kundër vendit tonë, me rastin e mbërritjes së afërt të forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit amerikan që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, disa prej të cilave do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis.
Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet “Për kë është kjo përgatitje?”, Ndërsa Hurriyet boton një artikull “Zbarkimi i forcave Amerikane në Aleksandropolis”,- shkruajnë mediat greke.