Me ardhjen e pranverës, shohim edhe trendet më të reja dhe IN të momentit sa i përket modës së veshjeve.
Ajo që bie në sy janë përdorimi gjithnjë e më shumë i kostumeve dhe xhaketave.
Figura të njohura të ekranit shqiptar kanë gjetur dyqanin ideal që sjell çdo javë trendet më të reja dhe modele nga më uniket.
Trendi i veshjeve për sezonin Pranverë 2022 përfshin forma të ndryshme gjeometrike apo dizenjo me shpërthime ngjyrash;
1. Format gjeometrike
Modelet gjeometrike janë një tjetër print që gjejme tek xhaketa e kostume dhe duket që do qëndrojnë gjatë në treg. Nuk mund të mos biesh në sy me këtë kostum të YOSOYCLASS.
2. Kostumet me vija
Kostumi që zgjodhi Fatma për në emision është kaq pranveror. Baby blue me vija të valëzuara të bardha. Përveçse komode, xhaketa stil i lirshëm kombinuar me pantallonat cowboy e bëjne këtë kostum ideal si për t’u veshur me atlete, ashtu edhe me taka. Super zgjedhje!
3. Fustan xhaketa
Fustan xhaketat, ose xhaketa të gjata kanë një benefit; përveçse ofrojnë një pamje klas dhe mund të vishen për çdo event apo dhe për një mbrëmje, janë pa diskutim një veshje që transmeton sharm dhe sensualitet njëkohësisht. Nëse është edhe portokalli, perfekt; është ndër ngjyrat më in të këtij sezoni!
4. Printet florale
Një xhaketë me print lulesh, ideale për këtë sezon. Xhaketa ka prerje stil balmain. Kombinimi me pantallona të bardha transmeton freski dhe natyralitet.
5. Kostum dopio kopsë
Ana Lika ka zgjedhur ngjyra nude e në fakt i shkon shumë. Këtë kostum e gjeni tek YOSOY në çdo ngjyrë dhe është një domosdoshmëri, për takime të rëndësishme, për në punë apo evente. Sugjerimi ynë: zgjidh të paktën 2 ngjyra 🙂
7. Kostumet me shumë ngjyra
Bora Zemani gjithnjë di të guxojë, por me këtë kostum ka goditur! Kombinimi i ngjyrave më të preferuara të sezonit, në një print me forma gjeometrike. Ndër veshjet më të veçanta të këtij sezoni! YOSOY_CLASS