Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është ‘ngacmuar’ me një pyetje nga gazetari Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në lidhje me raportin që ai ka me kryeministrin Edi Rama. Bushati tha se ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin gjatë kohës që ai ishte ministër. Mes të tjerash ai theksoi se nuk është ndjerë i anashkaluar nga kryeministri.
Po ashtu Bushati tha se koha do ta tregojë se ai ka qenë në anën e duhur të historisë për shumë çështje sensitive të vendit, si marrëveshjen me Serbinë apo çështjen e detit.
Ndër të tjera Bushati tha se nuk do të ndërronte kurrë fanellë.
“Çdo pyetje meriton një përgjigje, pavarësisht më pëlqen apo jo. Mbase mund të mos jetë e lehtë për ta pranuar. Kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me kryeministrin kur isha ministër. S’jam nderë asnjëherë i anashkaluar nga kryeministër. Ka pasur ndarje rolesh. Por thikë pas shpine?! Unë bëra një shkrim dhe kam treguar karakterin tim për t’u vënë gjoksin dhe çështjeve me karakter sensitiv. Ndihem mirë dhe krenar që kam qenë në anën e duhur të historikë. Koha është treguesi më i mirë. Mua nuk është se më kanë ndihmuar konspiracionet.”, tha Bushati.
Balla: Do ju hapin një derë tek Vetëvendosja, po e them për babtutë
Bushati: Edhe në Kosovë, edhe këtu kam miq të krahëve të politikës. Edhe me Enver Hoxhajn kam marrëdhënie njerëzore. Edhe me Albin kam marrëdhënie njerëzore. ME Vjosën, me Avdulla Hotin. Skam ndonjë peshë të madhe. Për Vetëvendosjen në Shqipëri, njoh Bojkenin që nga koha kur punonin bashkë me Arbin dhe Erjonin edhe me Milvën në shoqëri civile. Nga ky raport le të themi.
Balla: E ardhmja juaj vazhdon në PS?
Bushati: Mos ta kthejmë tek lëmosha. Është e vërtetë që kam pasur zë publik. S’keni për të parë tek tregu që ndërroj fanella. S’kërkoj lëmoshë, jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë shteti, struktura, partia. Në politikë ka rënie, ngjitje. Këtë kohë kam pasur kohë që të lexoj më shumë dhe të shkruaj më shumë. Jam i angazhuar në projekte europiane, siç kam menduar dhe për gabimet e mia. Por jam ende i ri për të menduar për pensionin tim politik.
Ai theksoi se sot ka një realitet të ri në Shkodër.
“Shkodra për mua është më shumë se sa përfaqësim, është emocion, për shkak të origjinës, për shkak të traditës familjare. Kur kryesia e PS më ka deleguar që të jem drejtues politik për Shkodrën në 2016 jam përpjekur bashkë me ekipin të bëj më të mirën. Mund të them me krenari që rezultati në 2017 në Shkodër është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Shkodër në 30 vite. E dini të gjithë trajektoren time në Shkodër, i kam bërë dhe publike jo vetëm brenda PS.
E kam pasur të vështirë të gëlltis bashkëpunimin me elementë që për mua janë të papërshtatshëm për të qenë në skenën politike. Unë flas për fenomene.
Në korrikun e vitit të kaluar në asamblenë kombëtare kryetari i partisë deklaroi largimin tim nga drejtimi i qarkut në Shkodër dhe nga ai moment kam vazhduar t’i mbaj lidhjet me njerëzit siç i mbaj dhe me zonën ku jemi këtu, sepse kam qenë deputet për dy mandate. Besoj se e kam të përfunduar misionin me PS në Shkodër, kam respektuar këtë vendim. Natyrisht, nuk kam qenë i kënaqur me nga ky vendim, mendoj që ka qenë një vendim i padrejtë. Sot kemi një realitet të ri në Shkodër, ka një drejtues që është Ilir Beqja, gjithashtu me të cilin kam bërë një rrugë të gjatë në politikë, i uroj sukses për PS për ekipin atje.
Sa i përket ku do jemi, si do jem. Unë vij nga shoqëria civile. Jam përpjekur për t’i trajtuar disa shqetësime të miat që i kam hasur në aktivitetin tim në PS”, deklaroi Bushati.