Kolegu i Edvin Priftit, mjeku kardiolog Petrit Vargu, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tregojë të vërtetën në rastin e mjekut Edvin Prifti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vargu shkruan se, Edvini ishte shef departamenti, pasi ishte emëruar nga komisionii i cili varet politikisht nga Rama, ndërsa shton se, ai gjithashtu është firmosur dy herë nga ministrja e Shëndetësisë.
Sipas Vargut, arrestimi i Edvin Priftit erdhi pas një përplasje të mjekut me drejtorin, i cili sinjalizoi për të.
Prifti u arrestua sot nga gjykata pas hetimeve që SPAK kishte kryer dhe sekusestrimit të shumave të mëdha të parave cash në banesën e tij.
Postimi i plotë i Petrit Vargut:
“Pa hyre ne kopetencat e gjykates dua te theksoj qe Edvini nuk ishte shef departamenti i zgjedhur nga mjeket. Por shef sherbimi, i emeruar nga komisioni juaj thellesisht politik Z.Kryeminister.
Ne te bente pjese nje kontabiliste, nje inxhinier mekanik ose klarinetist sic i thojne mjeket dhe disa persona te tjere te emeruar nga ju. Biles thojne qe ministrja juaj e ka firmosur dy here emerimin,mbas polemikave te shumta qe pati.Persa i perket sinjalizimit qe ka bere drejtori iu kujtoj qe drejtori nuk eshte aty per te sinjalizuar mbrapa krahve ,por per te deklaruar shkeljen dhe te marre masat e nevojshme.
Ne spital flitet per nje polemike midis drejtorit dhe doktorrit qe ju zute ne goje sot Z.Kryeminister.Keshtuqe nese eshte e vertet gjeja duhet te thuhet e tera dhe jo vetem ajo qe i intereson pushtetit.
Edhe deklarata juaj dy ore para se te merrej vendimi nga gjykatesja , nuk me duket shume korrekte Z.Kryeminister.
Do ndjek me shume vemendje se si qendron e verteta, ndoshta Edvini ka gabimet e tij nuk e perjashtoj.Por per nje gje jam i sigurt.
Sot ne burg ka hyre nje nder 3 kardiokirurget me te medhenj te Ballkanit. Kush me njeh e di se sa genjej une.
P.S. Askush mos ta lexoj kete status si mbrojtjen e ndonje individi, por thjesht si nje diskreditim i shendetsise shqiptare. Qe nga Tirja deri ne nivelet me te larta.”