Në konferencën e përbashkët me Kurtin, Rama ka zbuluar se nuk ka patur asnjë komunikim me presidentin serb, Vuçiç, sa i takon çështjes së reciprocitetit të targave.
Ai tha se në këtë çështje nuk ka se çfarë të diskutohet, pasi e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë, shkruan gazeta Drita.
‘Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç thonë ato bashkëkombasit ne rrjetet e mia sociale, me vëllain tim Vuqiqi, nuk ka çfarë ndërmjetësohet, këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq kjo është shumë e qartë. Kështu që ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Parafytyroni sikur të ndodhte diçka, i takon kryeministrin në krah të marrë vendimet e duhura, që kjo të shërbejë për ta çuar para dialogun dhe mos të ngrijë konfliktin”, deklaroi Rama duke vijuar se:
“Kur vëllai i vogël ka një hall, thotë t’i madhi duhet ta mbështetës, po kur i thua më dëgjo dhe mua, nuk dëgjon. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh këtu, aq më tepër vëllai i Albinit, i cili është më i ri, nuk do të pranonte ta quante veten vëllai im i vogël. Unë jam i bindur që ‘Ballkani i Hapur’ është i vetmoi veprim strategjik që ne mos të ngecim të baltën e së shkuarës dhe t’i marrim potencialin tonë maksimumin. Ballkani i Hapur është vetëm marrja në zotërim e Procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritiur që axhendat të na i bëjnë të tjerët por duke çuar përpara drejtimin e këtyre nismave të nevojshme. Unë e kuptoj se Kosova e ka të nxehtë plagën, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar, të mos humbasim kohë për paqen, për të ardhmen. Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh, me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty, sido të jetë. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinjë të pakënaqur. Përpjekja për ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e tjetërson betejën diplomatike për njohjen e Kosovës”, ka deklaruar Rama, raporton gazeta Drita.
Ai gjithashtu theksoi se e ka mbështetur tarifën 100% për të shtruar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar, për shkak se kaloi nga në akt për të shtruar problemin në një problem.