Atalanta raportohet se i ka vendosur një çmim prej 55 milionë Duvan Zapatës. Kolumbiani ka qenë mjaft i suksesshëm në dy sezonet e fundit me skuadrën italiane.
Për Zapatën ka pasur interes nga shumë ekipe të mëdha si Juventus, Atletiko Madrid apo Barcelona. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, nëse një skuadër dëshiron shërbimet e sulmuesit kolumbian duhet te paguajë në arkat e klubit të Atalantës 55 milionë euro.