137 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 316 të plagosur, ky është bilanci i zymtë i ditës së parë të luftimeve për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus. Shifrën e bëri publike Presidenti Volodymyr Zelensky, në një videomesazh në Facebook.
Ai shtoi gjithashtu se shtetet e tjera kishin frikë të mbështesnin anëtarësimin e Ukrainës në NATO. “Kush është gati të garantojë futjen e Ukrainës në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë. Pyeta partnerët nëse janë me ne? Ata janë me ne, por nuk janë gati të na marrin në aleancën e tyre. U jam mirënjohës kujtdo që na mbështetur konkretisht, jo vetëm me fjalë, por na lanë vetëm të mbrojmë shtetin tonë. Kush është gati të luftojë me ne? Sinqerisht nuk shoh asnjë”.
“Sot pyeta 27 liderët e Europës nëse Ukraina do të jetë në NATO, i pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen. Por ne nuk kemi frikë nga asgjë”, shtoi ai.
Zelensky tha edhe se beson që trupa sabotatore ruse kanë hyrë në Kiev.
“Sipas i formacioneve tona unë jam objektivi i tyre numër 1, familja ime është objektivi numër 2. Bashkë me të tjerë, unë po qëndroj në selinë e qeverisë”, tha ai, duke shtuar se kishte urdhëruar që të gjithë meshkujve të moshës 18 deri në 60 vjeç iu është ndaluar të largohen nga vendi.