Raporti i krijuar mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt ku përfshihet edhe Bora Zemani është prej kohësh në qendër të vëmendjes dhe shumë i komentuar edhe nga personazhet publikë.
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi e ka shprehur më parë mendimin e tij nëpërmjet një postimi në “Instagram”, por së fundmi ai ka publikuar një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me një reper tjetër, ku të gjithë vëmenjen e mori vetëm një fragment i tekstit të këngës.
Teksti, i shkruar nga vetë Stresi në bashëkpunim me reperin Bala, duke se ka një fragment dedikuar Bora Zemanit.
“Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, repon Stresi gjatë këngës.
Kënga ka vetëm një ditë që është publikuar, por të gjithë e kanë kapur fragmentin dedikuar moderatores duke e mbështëtur atë dhe reperin nëpërmjet komenteve të lëna.
Stresi e ka shprehur edhe më parë se është në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është “mbretëreshë”, në Instagramin e tij.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai.
Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara.