Ish deputeti Gent Strazimiri ka bërë një dedikim për Sali Berishën.
Ai e konsideron si misionar dhe filo-amerikan.
“E duan Sali Berishën sepse e duan Amerikën!
E duan njerëzit sepse, i do njerëzit!
I besojnë njerëzit sepse, u beson njerëzve!
E duan dhe e besojnë sepse nuk i mashtron, nuk i përdor, nuk i përbuz, nuk i përçmon, sepse është dhe ndjehet njëri prej tyre.
E duan dhe e besojnë megjithëse nuk është më President, Kryeministër, Kryetar…
E duan dhe e besojnë sepse, ai në politikë mbetet një Misionar!
I bashkoi jo vetëm në çdo qytet e fshat të Shqipërisë por edhe në çdo cep të globit, me thirrjen për
* dinjitet njerëzor,
* sovranitet kombëtar e
* liri individuale!
Gjë më filo-amerikane se kaq nuk ka, prandaj e duan aq sa ç’duan Amerikën!!!
Prandaj zvogëlohet menjëherë në përmasat e një insekti të vockël, të padenjë, të përbuzshëm, cilido që ka zgjedhur apo e kanë shtrënguar në idiotësinë t’i sfidojë…
KAQ!!”, shkuan Strazimiri.