Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka pasur një debat të fortë sot me Opozitën, pas akuzave të kësaj të fundit, për buxhetin dhe borxhin e Shqipërisë.
Por, ndërsa iu përgjigj akuzave të opozitës, Ahmetaj në mënyrë indirekte, ka bere nje diversion te qarte duke thene se ate qe merrte vesh e vrate, ndersa mbajtet ata qe lironin kriminelet nga burgjet dhe firmosnin “Gerdecin. Per te ndjerin Sokol Olldashi e kishte fjalen? Mbetet vertet mister ky fakt.
“Përsa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz. E vratë atë që merrte vesh.
Mbajtët këta që lirojnë kriminelë kur kanë qenë ministra të Drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin.
Llumin e vërtet, jo atë që i referohesh ti”,-tha zv.kryeministri.
Më tej, Ahmetaj tha se sipas FMN Shqipëria ka shënuar progres pas tërmetit dhe pandemisë.
“Po të lexoj ca thotë FMN për të qenë serioz me shqiptarët: Ekonomia shqiptare ka treguar qendrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë.
Pas vitit të vështirë 2020, aktivitet ekonomike po ringrihen fuqishëm. Politikat luajtën rol kyç në ruajtjen e jetëve dhe mjeteve të jetesës duke i hapur rrugë rimëkëmbjes së vendit”,-u shpreh Arben Ahmetaj.