Tom Doshi ka dorëzuar një kërkesë në KQZ për regjistrimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit.
Më poshtë po publikojmë kërkesën për regjistrim të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë si subjekt zgjedhor vendore të datës 25 prill 2021, e cila mësohet se është dërguar ditën e djeshme.
Ndonëse ambasadorja amerikane Yuri Kim bëri apel që Tom Doshi të mos kandidojë, ky i fundit duket se u përgjigj me dorëzimin e kërkesës në këtë institucion si kryetar i PSD-së.