Nga Dash Sula
Pasojat e pandemisë dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë po i ndiejnë më shumë se të gjithë vendet e BE dhe Ballkanit Perëndimorë, Shqiptarët. Kjo jo për faktin se kushteve klimatike apo cfarëdo gjëje natyrore, por për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme.
Ditën e sotme do ju paraqes diferencën e çmimeve të produkteve bazë dhe të masave përkatëse mes Germanisë dhe Shqipërisë.Qe në fillim dua tju bëj me dije se paga mesatare në Gjermani është 2500 euro në muaj. Pra një qytetar gjerman në fund të muajit nga një punë normale merr 2500 euro.
Ndërkohë në Shqipëri sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), paga mesatare bruto është 56 mijë leke të reja bruto. Ose siç njihet në gjuhën popullore 560 mijë lek të vjetër. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për pagën bruto, pasi nga kjo shumë mbahen edhe taksat. Deri këtu konstatojmë që niveli i pagës mesatare në Gjermani është 5-fish më i lartë se në Shqipëri. Por si qendron raporti mes çmimeve të produkteve bazë në Gjermani dhe Shqipëri.
Kam marrë në analizë çmimet që gjenden online në supermarket-in “Aldi” në Gjermani që është një supermarket me nivel mesatar ndërsa në Shqipëri kam marrë çmimet që gjenden online në rrjetin e supermarketeve më të lirë.
Sot në mëngjes një litër vaj lule dielli në Gjermani kushtonte 1.67 euro ndërsa në Shqipëri 309 lekë ose afërsisht 2.7 euro. Diferenca 1 euro me shume kushton një litër vaji në Shqipëri.
Kalojmë te mielli. Sot në mëngjes 1 kg miell në Gjermani kushtonte 0.45 euro ndërsa në Shqipëri 1 kg mirll kushtonte 139 lekë ose 1.2 euro.
Sot në mëngjes 1 pako makarona 500 g në Gjermani kushtonte 0.79 euro ndërsa në shqipër afërsisht 0.90 euro.
Në supermarket-et e gjermanisë 1 kg oriz kushtonte sot 1.19 euro ndërsa në Shqipëri 1 kg oriz kushtonte 179 lekë ose afërsisht 1.4 euro.
1 kg sheqer, sot në Gjermani kushtonte 0.79 euro ndërsa në supermarketet tona 1 kg sheqer kushtonte 105 lekë më i liri. Të dashur qytetarë të vendit tim. Gjermanët me 5-fishin e rrogës mesatare më të lartë se ne, paguajnë më pak se ne për të blerë ushqimet bazë që i duhen një familje. Por edhe pse me këto diferenc të theksuara, qeveria gjermane ka marrë sërish shumë masa që kanë nisur të zbatohen për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre.
Paketa e ndihmës në Gjermani.Familjet me femijë do paguhen 100 euro për femije për 3 muajt në vazhdimPersona me aftesi te kufizuar dhe pensionistët do marrin 100 euro shtesë çdo muaj për 3 muajt në vazhdim Për cdo punonjës shteti do të jap 300 euro plus për 3 muajt në vazhdimKarburanti për 3 muajt në vazhdim do të rimbursohet: 14 cent për litër nafta,30 cent për liter Benzina
Per 3 muajt në vazhdim, abonetë e transportit publik do kushtojnë vetëm 9 euro ne muaj per lëvizjet brenda rrethitNdërkohë masat në ShqipëriQeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:– Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale– Pensionistë të invaliditetit– Pensionistë që jetojnë vetëm– Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër– Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike
Shqiptarët po braktisin çdo ditë e më shumë vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë jashtë vendit pasi qeveria edhe në kohë krizash si këto nuk pezullon pagesat korruptive për të ndihmuar qytetarët e vendit të vet por ndan para me një grusht oligarkësh.