Një tjetër lajm i trishtë nga koronavirusi në vend. Virusi i rrezikshëm i ka marrë jetën artistit të njohur korçar, Naum Terova.
Raportohet se Terova ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjte ndërsa ka qënë prej ditësh i shtruar në pavionin e pneumologjisë të spitalit rajonal, Korcë.
Terova nuk ka mundur të mposhtë këtë virus, duke lënë një boshllëk te madh për qytetin, pasi ishte një nga personalitetet e shquara dhe të njohura në qytet e më gjerë.
Terova është babai i nënkryetares së Bashkisë Korcë, Benila Terova.