Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra pas incidenteve të fundit me mazhorancën.
Në një konferencë për mediat, Meta tha se për demokracinë derdhet gjak dhe sipas tij Rama me bandat po mundohen që të terrorizojnë popullin.
“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante.
Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni.
Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Gjak i derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Duan që të terrozizojnë popullin.
Përgjigja do të jetë një popull i terë ndaj horrave”,- tha Meta.