Deputeti socialist Ilir Topi u shpall para disa ditësh i humbur nga elektorati i tij në zonën e Korçës.
Ligjvënësi është shfaqur sot në Devoll një vit mungesë pas zgjedhjeve elektorale, ku ka thënë se pikërisht tani synon të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Bilishtit, raporton gazeta Drita.
Topi thotë se ka ca ide dhe një platformë.
“Zhvilluam sot, së bashku me kryetarin e Bashkisë Devoll Z. Eduard Duro një takim prezantues të dy bashkryetarëve të rinj të Partisë Socialiste të Bashkisë Devoll #GentiLakollari dhe Zerina Sinani , me strukturat e Partisë Socialiste .
Finalizimi i gjithë këtij procesi, u konkretizua me përzgjedhjen në mënyrë transparente të kandidatëve më të mirë, gjë e cila dëshmon se Partia Socialiste mbi të gjitha është një parti ku debati zhvillohet brenda, një parti që duhet ta kthejë veten e saj në platformën më të madhe të ideve, të diskutimit pasi ne përfaqësojmë shumicën shqiptare, sepse forca e Partisë Socialiste është gjithëpërfshirja!
Synimi i radhës i PS është i qartë, fitorja në zgjedhjet lokale për Bashkinë Devoll vitin e ardhshëm, për këtë arsye theksuam rëndësinë e nisjes të procesit të ri-organizimit të PS në çdo nivel për t’u rikonfirmuar si forcë fituese në sfidat ardhshme elektorale”, shkruan Topi./GazetaDRITA
July 28, 2022
Shfaqet sërish deputeti që u shpall i humbur nga elektorati: Tani kam si synim të fitoj zgjedhjet bashkiake, pastaj kam një platformë dhe ca ide
by gazetadrita