Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka zhvilluar këtë të enjte një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka pasur si qëllim sigurimin e votës nga Armand Duka, për shkak se gjatë muajve të ardhshëm të vitti 2023 do zhvillohet zgjedhjet për presidentin e ri të FIFA-s ku italiani do të synojë një tjetër mandat.
E pranishme në ceremoninë e organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” ishte dhe Ministrja e Sportit Evis Kushi. Prezenca e saj ishte si figurante, pasi gjatë konferencës që u mbajt nuk kishin dënjuar ta lejonin të fliste as dy minuta.
Evis Kushi njihet si një Ministre që është vendosur në dispozicion të presidentit të FSHF-së Armand Duka, duke i legjitimuar këtij të fundit çdo shkelje dhe abuzim që kryen në emër të futbollit shqiptar.
Ministrja e sportit shqiptar shfaqen në mënyrë të turpshme në çdo ceremoni që Armand Duka kryen, ku më shumë ngan si një kukull e cila përdoret nga një prej presidentëve më të urryer të futbollit shqiptar.
E tillë ishte prezenca e Kushit në ceremoninë “Uniforma Ime” që dështoi që në nisje, pasi fëmijët u gënjyen, e u përdorën si fasadë, duke mos i pajisur me uniforma.
E tillë ishte dhe prezenca e Kushit në pritjen e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, e cila vetëm buzëqeshte sa herë fliste Armand Duka, qe i dhuroi edhe një fanellë.
Të tilla janë dhe takimet që Kushi zhvillon me Dukën dhe presidentë të tjerë që komandohen nga Duka për miratimin e ligjit të sportit apo hapjes së basteve.
Është një minister sporti qesharake, qe legjitimon cdo abuzim e cila ngjan si zëdhënëse e Armand Dukës. /Gazeta Sport/