Në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) po shqyrtohet kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.
Bëhet me dije se avokati i saj ka kërkuar që të pezullohet procesi, pasi duhet që të jetë pjesmarrëse në seancë vetë gjyqtarja, ndërsa kreu i ILD-së Artur Metani nuk ëhstë shprehur dakord me këtë vendim.
“Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit.
Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrotjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar.
Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë cështje”, tha kreu i ILD-së, Artur Metani.