Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po turpëron të kaluarën e vet politike.
I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me ‘Foltorën’, është për interesa të tij personale.
Për Salianjin, 11 dhjetori, do të jetë një miting si ‘Foltoret’ e tjera dhe se nuk do të jetë Kuvend, pasi Kuvendi i vetëm që do të mbahet do të jetë më 18 dhjetor, me qëllimin e vetëm sipas tij për të bashkuar demokratët.
Madje nënkryetari i PD-së bëri përgjegjës njerëzit që i janë bashkuar Berishës, për humbjet në zgjedhjet e 25 prillit.
Kjo sipas Salianjit duhet lexuar edhe si nje mesazh, nga qytetaret, pasi edhe me Sali Berishen ato i humben zgjedhjet, duke treguar se shoqeria shqiptare nuk e do me pas 30 vitesh ne politike.