Plot 200 mijë zgjedhës më tepër se sa në zgjedhjet paraardhëse morën pjesë në zgjedhjet e 2013-ës në Shqipëri. Rreth 85% e banorëve në moshë të rritur hodhën votën e tyre në ato zgjedhje – një rekord që nuk ishte shënuar qysh prej vitit të largët 1992.
Dhe kush përfitoi nga ajo rritje e ndjeshme e pjesëmarrjes? Partitë e koalicionit që i fitoi ato zgjedhje – PS, LSI, PSD, etj. – të cilat morën 205 mijë vota më shumë se sa në zgjedhjet paraardhëse (shihni grafikun shoqërues).
Ishte pikërisht një dallgë e tillë elektorale që shfaktorizoi avantazhe paraprake të partive që ishin atëherë në pushtet, si zotërimi i KQZ-së, policisë, gardës, gjykatave, administratës etj. Edhe pse shumë kuti votimi u hapën pas zgjedhjeve e u rinumëruan (gjë që nuk kishte ndodhur në zgjedhjet paraardhëse), rezultati nuk ndryshoi dot – koalicioni opozitar fitoi 84 mandate.
Nuk është bërë ndonjëherë një analizë e thellë e fatorëve që sollën atë rritje të numrit të pjesmarrësve në zgjedhje, në sintoni me rritjen e votave për partitë fitimtare, por mund të thuhet se një ndërrthurje e pakënaqësisë ndaj tetë viteve të qeverisjes me shpresën se partitë opozitare do të sillnin një përmirsim të ndjeshëm të gjendjes ekonomike ishte në themel të asaj dallge.
Në zgjedhjet e 3013-ës, vetëm 15% e banorëve të rritur (rreth 400 mijë) nuk morën pjesë në votim. Por ndryshe ndodhi katër vjet më vonë , më 2017, kur plot 25% e banorëve të rritur (rreth 550 mijë) nuk morën pjesë në votim. Dhe rrotacion nuk patëm në 2017-ën…
Nga një sondazh që zhvillova para një muaji, rezultonte se rreth 35% (me ekstrapolim, rreth 750 mijë banorë të rritur) nuk ishin gati të votonin për asnjërën nga partitë ekzistuese në muajin prill (nëse do të kishim patur zgjedhje të parakohëshme). E pra, ky është rezervuari i votave, ku partitë opozitare mun të gjejnë karburantin për të ardhur në pushtet. Sikur të thihthin vetëm gjysmën e tyre, nuk ka çfarë t’u bëjë asnjë qeveri, polici, gardë, gjykatë apo administratë. Kuptohet, në qoftë se do të dijnë se si t’i thithin ato vota.