Autori i vrasjes së 18-vjeçares, Marigona Osmani nga Ferizaj, Dardan Krivaqa është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës.
Ai është emër i njohur për policinë pasi në të shkuarën është arrestuar pasi kishte detyruar ish-të dashurën në Francë të prostituonte, shkruan gazeta Drita.
Së fundi, është zbuluar se kohë më parë se ai kishte komentuar në një portal në ‘Facebook’, ku raportonin për një polic që i kishte drejtuar armën një kundërvajtësi që ta ndalonte, se do e kishte prerë me sëpatë nëse do ja drejtonin armën.
Ngjarja tragjike u raportua dy ditë më parë, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani ishte dërguar e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj, ku dyshohej se kishte humbur jetën si pasojë e dhunës, përcjell gazeta Drita
E reja ishte dërguar te spitali nga dy persona, të cilët janë larguar me një mjet tip “Audi” me targa zvicerane, pasi kanë lënë viktimën në ambientet e spitalit. Njëri prej autorëve, pikërisht i arrestuari Dardan Krivaqa, rezulton se ishte bashkëjetuesi i 18-vjeçares, ndërsa krimin e ka kryer bashkë me një shokun e tij. #GazetaDRITA