Nga Andi Bushati
Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar, Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.