Akademiku Rexhep Qosja, i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv, u pyet për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Berisha dhe situatën e tij të re në PD.
Ja si u shpreh ai:
“Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore.Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar.”
Rudina Xhunga: Në të vërtetë Berisha edhe pse i rrëzuar, po kërkon të ngrihet sërish, duke rrëzuar si fillim Bashën, e mandej prapë nga e para.
Rexhep Qosja: Nuk do doja të ndërhyja, të flisja tani, ta godas Sali Berishën, por do të kisha dashur që Berisha të kishte dhënë dorëheqjen dhe të ishte bërë hallall njëherë e përgjithmonë me politikën.