Mbrëmjën e sotme në Open u diskutua për refuzimin e vaksinave ruse.
Sipas avokatit Spartak Ngjela, ky vendim është i drejtë pasi vendi ynë nuk ka institucione për të gjykuar nëse vaksinat ruse dhe kineze janë të sigurta.
“Kush do të na e kontrollojë vaksinën ruse ne, Noc Rroku. Përgjegjësia është e kryeministrit për të marrë ose jo vaksinën. Rama tha se kur ta marrë Evropa, do e marrim edhe ne. Nuk është këngëtar rruge ai. Ai ka përgjegjësi historike ose penale. Si mund t’i thëm unë atij ta marrë, kur nuk e ka marrë Evropa. Ku do e gjëjmë garancinë ne.
Unë nuk dua t’i shoh me sy rusët. Kryeministri nuk është i qartë, nuk e ka pranuar Evropa ende vaksinën ruse në formë shkencore”, tha Ngjela.