Përkundër të gjitha thirrjeve për të hapur rrugë dhe për tu larguar pas humbjes katastrofale të 6 marsit, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të zprapset.
Ai ka mbledhur sot disa nga drejtuesit e degëve të rretheve duke dashur të shpërndajë përgjegjësinë dhe duke premtuar një parti më të fortë pa kult individi.
Basha i ka thënë se bëhet fjalë për përballjen me një regjim dhe duhet të vazhdojnë para me çdo kusht për t’i kthyer shpresën vendit.
“Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për nje parti me te forte” ka thënë ai.
Brenga 6 muajve rreth 15 deputetë janë larguar me grupimin e foltores, 4 të LSI e kanë prishur koalicionin dhe mbi 10 deri tani i kan kërkuar dorëheqjen pas 6 marsit. Pavarsisht atyre Basha po këmbëngul se nuk ka ndërment të dorëzohet.