Nga Bledi Mane
Helikopterët i kemi në remont në kulmin e emergjencës.
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është i zënë me qoka familjare se marton kunatin.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shkuar te vjehrra në Boboshticë ta ndihmojë për roshnicat e dimrit.
Ministrat e tjerë të qeverisë kanë dalë në opozitë me veten, opozita i bën roje Gaz Bardhit mos e provokojnë seksualisht kundërshtarët ndërsa ata të dy…Lul Basha kur zgjohet në 11 e çerek nga gjumi i shkruan mesazhe telefonike Ramës të mos harrojë për porosinë ndërsa vetë Edi Rama nuk ka kohë të merret me atdheun.
Atdheu ia dha mandatin e tretë ndërsa Rama i llangosur me delirin e tij harton strategji afatgjata për rajonin, i jep mend Bashkimit Evropian për integrimin dhe bashkë me Lulin po kujdesen si ta nxjerrin në pension politik Sali Berishën.
Nuk e duan në parlament, as njëri e as tjetri, e shohin si kundërshtar.
Dhe ju e dini sa egoiste të sëmura dhe xheloze janë kurvat për njëra-tjetrën aq sa djegin e përvëlojnë lëndinën, makinën, partinë, katandinë, dashurinë, Shqipërinë!
#GazetaDRITA
August 3, 2021
Revolta e Bledi Manes ndaj Ramës dhe Bashës: Mos i ngacmoni, atdheu digjet, ku*vat krihen
by gazetadrita