Televizioni Top Channel ka reaguar lidhur me ngjarjen e rende te mesnates.
Ne faqen e tyre zyrtare ata shkruajne:
“Top Channel është përballur me një situatë të rëndë mesnatën e së dielës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.
Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.
Në Golem është gjetur një mjet i djegur tip “Range Rover”, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Policia është në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.
Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruan Top Channel ne lajmin e percjelle.
Nuk dihet nese kjo ngjarje ka lidhje me zhurmen e madhe qe ka bere keto dite nje shitje e dyshimte e aksioneve qe ka bere televizioni krejt fshehtesisht.
#DRITA