Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Adis Ahmetoviç, ka deklaruar se Vlladimir Putin dëshiron nxitjen e konflikteve në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo, sipas tij, është qëllimi i Putin, që të krijojë pika të nxehta konflikti në tokë evropiane.
Ai thotë se përnga prapavija historike dhe kulturore, rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket të ardhmes së përbashkët evropiane.
“Përveç riorientimeve në fushën e politikave të sigurisë dhe të mbrojtjes, nevojiten edhe hapa urgjent të mëtejm politik, veçanërisht në negociatat për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ahmetoviç.
“Prandaj, negociatat duhet të ndiqen intensivisht dhe një perspektivë e besueshme e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor. Duhet të fillojmë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, vlerëson përfaqësuesi i Bundestagut, transmeton “Danas”.
Ahmetoviç e vlerësoi mbështetjen e kancelarit Olaf Scholz me sanksione ndaj Rusisë, veçanërisht përjashtimin nga sistemi bankar SWIFT, por edhe vendimin për dorëzimin e armëve në Ukrainë, si fillim të një epoke të re.
“Thelbi i politikës së jashtme dhe të sigurisë gjermane të përshkruar nga Scholz është një hap i domosdoshëm dhe korrekt në lidhje me imperializmin rus”.
Ai shton se një thyerje e tillë me të drejtën ndërkombëtare dhe mospërputhje me asnjë traktat dhe marrëveshje ndërkombëtare do të thotë një pikë kthese në historinë evropiane – dhe kërkon reagime dhe sanksione të mprehta dhe të bashkuara nga ne dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.
“Unë mbështes në mënyrë eksplicite përjashtimin e Rusisë nga SWIFT dhe dërgesat gjermane të armëve në Ukrainë. Rritja e planifikuar në buxhetin e mbrojtjes dhe zgjerimi masiv i forcave të armatosura nëpërmjet një fondi të posaçëm prej 100 miliardë eurosh janë një gur themeli i mëtejshëm për të garantuar sigurinë mbrojtjen”, tha ai mes tjerash.