Mëngjesin e 14 marsit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me pensionistët për t’iu prezantuar “Paketën e Rezistencës Sociale”.
Gjithashtu ai ju ka shpjeguar arsyet e rritjes së çmimeve duke ju bërë të ditur marrjen e masave që ka marrë qeveria duke nisur me indeksimin e pensioneve dhe kompensimin e rritjes së çmimeve të shportës.
Për tre muaj – pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët që trajtohen me pension invaliditeti, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet në skemë ekonomike – Rama theksoi se shteti do ju japë nga buxheti 3 mijë lekë.
“3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masë 3.3% për 673 mijë e 813 pensionistë”, vijoi Rama në fjalën e tij.