Kandidatja për deputete në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi akuzon kryeministrin aktual Edi Rama se ka trajtuar në mënyrë diskriminuese fshatin.
Antarja e Kryesisë së PD thotë se largimi masiv i të rinjve në periudhën 2015-2019 bëri që të ulej ndjeshëm prodhimi vendas me 27%.
“Qeveria e Edi Ramës është një dështim i madh 8 vjeçar, veçanerisht për njerëzit që jetojnë në fshat. Nga 2015-2019, kur nis dhe shpopullimi masiv, sipërfaqja e mbjellë me drithra u zvogëlua me mbi 17%, duke sjellë si pasojë direkte uljen e prodhimit vendas me mbi 27%”, shkruan Çupi në rrjetet sociale.
Dibra
Qarku i Dibrës sipas Çupit është një ndër më të prekurit nga politikat e këqija të Edi Ramës. Sipas sja për ata që ndenjën në Shqipëri Rama inkurajoi rrugën e jashtëligjshme, mbjelljen e tokave me Hashash dhe jo me produktet që prodhon zona. “Qarku i Dibrës është një nga më të prekurit e dështimit të Edi Ramës në 8 vitet e keqqeverisjes së tij. Banorët e zonës sonë janë lënë në baltë, pa asnjë investim domethënës, pa asnjë mbështetje. Projekti i vetëm i Ramës ishte hashashizimi i tokave tona dhe, më pas, braktisja e tyre”, tha Çupi.
Megjithatë kandidatja e zonës së Matit shprehet se më e keqja ka kaluar.
Çupi shprehet se Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit ku do të dalë maxhorancë do të rikthej shpresën tek qytetarët.
Qeveria e djathtë me programin për Ekonominë, Bujqësinë, Rininë e Arsimin do të nxjerr vendin nga kjo situatë.
“Kjo do të marrë fund pas 25 prillit. Banorët e qarkut të Dibrës do të votojnë planin tonë konkret që mbështet rimëkëmbjen e shpejtë të bujqësisë përmes financimit direkt të 100 milionë eurove për fermerët. Kush punon, do të marrë lekë në dorë nga qeveria. Pa zvarritje, pa burokraci! Vetëm me kartë identiteti. Është koha ta nxjerrim fshatin nga prapambetja ku e la qeveria e Edi Ramës! Është koha të votojmë Partinë Demokratike”, vijoi Çupi