Në një konferencë të jashtëzakonshme kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një krizë energjitike sapo ka filluar.
Kjo sipas Ramës, ka rritur çmimin e produkteve si gazi, benzina apo nafta. Rama është shprehur se kjo është një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare.
“KRIZA E JASHTËZAKONSHME ENERGJITIKE një fatkeqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeopolitikë e manovra tregtare, një tjetër sfidë e rëndë që nuk e kemi zgjedhur vetë, por të cilën do ta përballojmë ME VENDOSMËRI, BESIM, DURIM dhe SUKSES
“Kjo është kriza e jashtëzakonshme energjitike ku ka filluar të japë shenjat e parë. Në Kinë në SHBA, Britani e deri në vendet fqinje. Po rritet kudo tani më me orë. Ulja e temperaturave të motit po afron dhe rritet nevoja për ngrohje. Pas tragjedisë nga pandemia të cilës njerëzimi po paguan koston dhe janë rritur ndjeshëm falë vaksinimit masiv, Kjo krizë e re na vendos me detyrim me detyrim në një sprovë të re po aq të fortë sa tërmeti dhe pandemia. Dukuria e rritje çmimi i gazit dhe rritja e çmimeve të tjera karburant qëndroi sot para të gjitha vendeve për një siluetë të vështirë që bota ka përpara. Rritja e kërkesës ka rritur edhe kërkesën. Duke vënë në vështirësi edhe kolosët prodhues. Edhe nga Kina rrezikon gjysmën e kapaciteteve. Kërkesa e lartë dhe oferta e pa mjaftueshme për gaz ka detyruar qeveritë të rriten çmimin. Është rritur çmimi i gazit me 200%. Çmimi ka shkuar nga 60 dollar për fuçi në 80 dollar. Dhe mund të arrijë deri në 100 dollar. Është thuajse trefishuar.” tha Rama.