Nga Patrik Sadikaj
Populli thotë: Kur nuk ke punë, luaj derën.
Me sa duket këtë ka lexuar kohët e fundit Edi Rama, që këto shprehjet me vlerë i ka me qejf.
I gjendur pa ide dhe pas asnjë plan në përballjen e tij me realitetin dështues të 8 viteve qeverisje, Rama ka nisur të bëjë të vetmen gjë që di të bëjë: të lëshoi gjithë përroin e tij psikik të sulmeve ndaj kundërshtarëve.
Rama u zu në grackë në lojën e tij të preferuar (të shahut) nga programi i prezantuar nga shefi i opozitës. Ai krejt papritur u ndje i zhveshur prej këtij programi, pasi në kulmin e 8 viteve të pushtetit, me kërkesën për një mandat të tretë, ai nuk kishte më asgjë për të ofruar.
Rilindja nuk ka më asnjë as nën mëngë për të lëshuar në tryezën e boshatisur të shqiptarëve, ndaj dhe u lëshuan me gjithë arsenalin ndaj programit të Bashës. E pa asnjë armë në dorë, ai zgjodhi të lëshojë gjuhën e tij dhe të të gjithë shpurës rilindase duke tentuar të helmojnë mendjet e shqiptarëve të lodhur nga qeverisja e tij.
Pra, Rama nuk ka rrugë tjetër vetëm se të luajë derën e të bëjë zhurmë, pasi program nuk ka dhe normalisht as ofertë.
Slogani i mundshëm që vërtitet rreth propagandës së punës, është si gjithë punët e qeverisjes së tij, krejt bosh. Një njeri ose një qeveri që punon, në 8 vjet e mban një premtim gjë që nuk ka ndodhur me kryeministrin.
Të sulmosh nuk është punë.
As të kopjosh nuk të mjafton të kalosh klasën. Kopjimi i keq është më i dëmshëm se mos të bësh asgjë. Ndaj dhe Rama është sot në pikën e tij më të madhe të dëshpërimit saqë nuk njeh kufij në llumin e sulmeve shpesh herë qesharake me montime amatore në rrjetet sociale.
Dështimi i plotë më tërmetin dhe me pandeminë e kanë bërë edhe më rëndë situatën psikologjike tek Rilindja, kështu që deri me 25 prill me siguri që thagma do të dëgjojmë e lexojmë prej tij.
Sigurisht që ai e ka ende një fije kashte ku të kapet: Programin e vitit 2013(1 mijë faqe që su zbardhen kurrë) me të cilin joshi shqiptarët e erdhi në pushtet. Fundja të paprekur e ka diku në sirtarët e partisë së tij, pasi në tavolinën e qeverisjes nuk pamë ta nxirrte asnjë herë.