Ish -Kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend, ashtu siç kishte paralajmëruar mbrëmë se nuk do të tërhiqej, pavarëisht vendimit të marrë nga Lulzim Basha, kreu i PD.
Ish-kryeministri Berisha është pritur nga deputetët Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi dhe nga brohorimat e simpatizantëve të cilët ishin mbledhur para Kuvendit.
“Jam këtu, për të prishur pazaret e fëlliqura të Lulzim Bashës me Edi Ramën. Edi Rama mund të blejë e të shesë Lulzim Bashën, por kurrë PD. Aktet prapashpine janë reziluar me Bashën”, ka thënë Berisha , ndërsa po hynte në Kuvend.