Kryeministri Edi Rama ka kritikuar programin ekonomik të Partisë Demokratike. Gjithashtu kreu i qeverisë premtoi se do të ndryshojnë progresivitetin.
“Në tërësinë e vet programi i PD është si karakteri i liderit, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Por vlen në parim të them që ti përgjigjem pyetjes tuaj. Është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe aletrantivat tona. Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit. Për t’ju dhënë edhe më shumë atyre që firojnë më shumë dhe or tju marrë shpirtin atyre që firojnë më pak. Jemi në kushtet ku taksa jonë, që unë e quaj taksim i ndershëm dhe që konsiderohet si koncept taksë progresive është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit, por edhe për të ardhurat. 23% që ju i referoheni, e kam dëgjuar, është keqinterpretim.
Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare por në atë pjesën që ju prekët, kjo do të bëhet bazuar në e para; bindjen se është koha për ta bërë; dhe pa asnjë lidhje me fushatën. Nuk e duam si arsye për të dobësuar karakterin tonë.
Por kjo do të bëhet bazuar në e para, bindjen se është koha për ta bërë dhe e dyta dobtë bëhet pa asnjë lidhje me fushatën. Ne nuk duam që fushata dhe zgjedhjet të jenë një arsye për të dobësuar karakterin tonë.
Nuk është rasti këtu, por për të gjithë ata që e bëjnë këtë interpretim. Progresiviteti mbi të ardhurat personale ka një tjetër shtrirje”, tha Rama.