Nga Artan Fuga
Po jo, jo,
nuk do t’i jap pergjigje tani cdo lloj arsyetimi senil, me ritëm të stërzgjatur si tren me vajguri, qe shtremberon fakte historike, thjesht nga padija dhe nga deshira per te qene ne qender te opinionit publik, kur askush nuk ja ve veshin, vetem se ai permend emrin tim.
Le te thote c’te doje ky askushi qe nuk ja vene veshin as te shkalla tij. Duhet te kete dikushi nje lloj vlere qofte edhe negative qe te merresh me te. Eshte respekt per te mbrapshten!
Se edhe opinioni nuk na e ka për borxh t’i mbushim veshët me lloj lloj zhurmash pa vlerë!
Jo cdo demagog pesëleksh meriton vemendje tani. Se kam boll pune. Na lane pa pa pune, na lane, ikni ore tutje! 🙂
Une harxhoj energji vetem per ate qe paguhem nga qytetarët me taksat e tyre, per te kontribuar sa mundem qe shkenca dhe aresimi te sjellin nje Shqiperi te emancipuar dhe te zhvilluar dhe jo qe institucionet te prodhojne padije dhe shkence fallco.