Nga Adriatik Doçi
Punë hajdutësh
!Grindja mes Irfanit dhe Gazhelit?
I pari përdor mediat e tij për të vjedhur paratë dhe pronat publike nga të mundet, ku të mundet, sa të mundet dhe si të mundet, për të mbrojtur dhe vijuar zhvatjen.Investigimet e lodhura dhe të përsëritura mediatike i bën çuditërisht vetëm për krerët e doganeve dhe tatimeve, si për Brisin e Tatimeve, Ceno Klosin, Gazhelin etj.
Jo se këta kanë mbrojtur interesin publik përballë Fanes dhe Faneve të tjera, por sepae Fania është mësuar të përlajë dhe të mos ndajë, duke përdorur edhe lidhje me funksionarë të PS.
I dyti, Gazheli, ka shfrytëzyar PS-në për t’u katapultuar në poste publike dhe postet publike i ka përdoruar për luks dhe mirëqenie familjare I kamufluar, investim i Tigrit, Gazheli ka lënë pas histori të dyshimta në çdo post ku e kanë emëruar, sidomos si ambasador në Turqi, me skandalin në lidhje me fëmijët shqiptarë që ndodheshin në kampet e Sirisë, por edhe si drejtor i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave ku e riktheu Shqipërinë në zonën gri nga ku kishte dalë në 2015, si drejtor i Albpetrol me tenderat klientelistë dhe së fundmi si drejtor i Doganave.
Në karrierën e tij të dështuar dhe me një sagë aferash si pushtetar, e vetmja punë për t’u mbajtur mend e Gazhelit është denoncimi i Fanes, i kapur duke vjedhur shtetin.Punë hajdutësh!